Zgjatet periudha e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Periudha e izolimit në Britaninë e Madhe do të zgjatet për të paktën edhe tri javë, ka thënë sekretari i Jashtëm Dominic Raab, duke paralajmëruar se përfundimi i masave mund të sjellë një valë të dytë të infektimit me koronavirus e cila mund të kushtojë me jetët e njerëzve dhe mund të kushtojë dëme edhe më të mëdha ekonomike.

Raab duke folur në emër të kryeministrit Boris Johnson, tha se shkalla e infeksionit ende nuk është ulur aq sa duan, dhe secili ndryshim që vjen nga mungesa e distancës sociale mund të rrezikojë në përhapjen e koronavirusit, transmeton KOHA.

“Është një dritë në fund të tunelit”, tha ai, duke insistuar se Qeveria nuk do të rrezikojë me heqjen e masave, shkruan Independent.

Shifra e vdekjeve në Britaninë e Madhe po vazhdon të rritet, deri në 861 viktima, në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar janë 104,133 raste të të infektuarve, ndërsa 13,755 kanë vdekur.

Të ngjashme