Përzgjidhen fotot e videot më të mira për mjedisin

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 17:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë shpërblyer fituesit e fushatës #EcoKosovo2 dhe gjithashtu hapën ekspozitën me punimet më të vlerësuara, raporton Ekonomia Online.

Nga 500 fotografi dhe 30 video të garuesve, u zgjodhën nga tre më të mirët.

Fotografia më e mirë që mori vendin e parë ishte ajo e Getoarbë Prokshaj, duke pasur nga vendi i dytë për fotografinë më të mirë, Adea Ademi, ndërsa vendi i tretë shkoi për Ermal Koraqi.

Çmimin e parë për videon më të mirë e mori Rinor Ramadani, Gëzom Hysenaj zuri vendin e dytë për videon më të mirë, ndërsa Shaip Kqiku, zuri vendin e tretë.

Këta të rinj përmes fotografive dhe videove prezantuan ambientin në Kosovë me temën “Si ndikon ndotja e ajrit në jetën e përditshme”.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulirika Richardson,  tha se ky partnerit është shumë i rëndësishëm, duke cekur se ndotja e ajrit ndikon keq edhe tek fëmijët dhe këto probleme kërkojnë shumë përgjegjësi.

“Në fakt ky është partneritet që falënderojë Luxemburgun dhe posaçërisht ministrin e Mjedisit që ka sjellë këtë partneritet. Në nivel globalë 90% te fëmijëve marrin ajër të ndotur dhe këtu as Kosova  nuk ka përjashtim. Dhe për këto probleme është një përgjegjësi. Dhe normalisht kur dëshironi ndryshime janë, madje tek të rinjtë. Kjo është një qasje më e rëndësishmja. Kampanja që shohim dhe  konkluzionet e ditës së sotme janë rezultat i asaj çfarë  flasim. Ne sërish  si sistem jemi të lumtur që kjo është iniciativë e përbashkët”, u shpreh Richardson, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se kemi filluar një rrugë të re për ndërtimin e një ambienti sa më të mirë. Matoshi shtoi se do të ketë edhe projekte të reja milionëshe në bashkëpunim me donatorët.

“Bashkarish kemi nisur rrugë të re për ndërtimin e një ambienti. Së bashku fal bashkëpunimin me Luksemburgun jemi duke bërë projekte për miliona euro. Projekte të tilla tregojnë përkushtimin që kanë artistët e ri ndaj mjedisit”, tha Matoashi.

Matoshi tha se shpreson që ekspozitat e radhës të jenë të krijuara në një ambient akoma më të pastër.

“Fituesve ju urojë fotografi me ambient sa më të pastër dhe sa më të mirë të kemi në ekspozitat tjera të radhës”, tha Matoshi.

Se ky projekt është shembull e thotë edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luxemburgut në Kosovë, Anne Dostert. Sipas saj, duhet ngritur vetëdija ndaj ruajtjes së ambientit.

“Është një ekspozitë mjaftë. E mirë projekti është një shembull si të ngrisim vetëdijen. Jemi të vetëdijshëm që njerëzit po i mbajnë fëmijët brenda gjatë gjithë kësaj kohe por ju duhet të jeni te lumtur pasi nuk na duhen para shumë të mëdha në këtë drejtim. Shpresojë që kjo lloj ekspozite të na ndihmojë për mirë dhe ta bëjë një ambient  më mirë pasi është një vend i mrekullueshëm”, tha Dosert.

Ky është viti i dytë që organizohet fushata #ecokosovo. Ky projekt është përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Fushata është përkrahur dhe nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë.

Të ngjashme