Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, KQZ miraton listat e kandidatëve për deputetë të partive dhe koalicioneve në garë

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për secilën parti politike që merr pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Seanca u mbajt sot në orën 12:00, ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumë-emërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Listat shumë-emërore të miratuara sot janë të subjekteve zgjedhore si më poshtë:

-Partia Socialiste e Shqipërisë
-Partia Socialdemokrate
-Partia “Koalicioni Euroatlantik”
-Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”
-Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
-Partia “MUNDËSIA”
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”

(balkanweb)

Të ngjashme