Zgjedhjet e parakohshme edhe pa lejen e ndërkombëtarëve në mbrojtje të interesave jetike

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 10:42 | Nga Selami Shkodra

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur  dhe kanë qenë kërkesë  e opozitës së bashkuar  deri  në muajin shkurt, po ashtu kanë vazhduar të përmenden nga një pjesë e opozitës edhe deri në ditët e sotme. Ndërsa në ditët e fundit  janë aktualizuar nga  liderët  e partive politike që janë në pozitë  shprehimisht nga Kadri Veseli,- kryetari i partisë më të madhe në  pozitë  si një mundësi për të pasur zgjedhje, ku  ka qarkulluar edhe  ideja  se në rast se dështon votimi i projektligjit për demarkacionin me Malin e  Zi, ku i njëjti u tërhoq në momentin e fundit nga ana e kryeministrit Mustafa në ditën kur kishte hyrë në rendin e ditës,  dhe u dhanë arsyetime të cilat nuk ishin të qëndrueshme, dhe jo arsye të vërteta e që në fakt ishte mungesa e sigurimit të votave e bazuar në kushtetutën e vendit-  Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]1.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.  Në ligjin më të lartë  të  Republikës  (Kushtetutën  e vendit ) është përcaktuar  se si mund të mbërrihet deri  te zgjedhjet e parakohshme.  Republika e Kosovës edhe pse shteti  më i ri se një dekadë që nga shpallja e mëvetësisë ka njohur dy raste deri tani të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, më 2010 dhe 2014, por asnjë rast nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme të kryera  bazuar në interesat shtetërore, që të dyja  palë  zgjedhjeve  të  parakohshme janë  bërë si rezultat i humbjes së mazhorancës  nga ana e partisë në pushtet që asaj kohe kryesohej nga PDK.

Çuditërisht opozita ka heshtur kërkesën  gjatë muajve të fundit  për  zgjedhje të parakohshme  ndërsa  në mënyrë të pazakontë ditëve të fundit ne media janë shfaqur eksponentë  nga partitë në pushtet  duke prezantuar edhe idenë për zgjedhje të parakohshme veçanërisht  në fundjavën që shkoi ka pasur deklarata në distanca nga eksponentë  të  PDK-së  dhe LDK-së  se vendi  mund edhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kushtetuta  në nenin  84 paragrafi 3 nenin 100  natyrshëm jep rrugën  që të shpien në zgjedhjet e parakohshme, rrugë që pavarësisht se është  e  qartë, dhe e cila  është  provuar në të dy palë zgjedhjet e parakohshme që ka kaluar  vendi . Neni 100 paragrafi 1  rregullon çështjen  e mosbesimit të qeverisë  ndërsa  paragrafi 2, I  jep mundësi kryeministrit të kërkoj votëbesimin e qeverisë  në parlament. Mocioni konsiderohet se: “mocioni i mosbesimit është pranuar” nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës , e në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, e në bazë të nenit 83 paragrafit presidenti shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës , ose iniciativa e deputetëve  bazuar në Nenin 100. paragrafi 1 të Kushtetutës nga ana tjetër i hapë  rrugë mundësisë që   Kuvendi  të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës,  bazuar në nenin 82. paragrafi 2 pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, me çka edhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Interesat jetike shtetërore për zgjedhje të parakohshme

Bazuar në  veprimet  e deritanishme të partive politike  secila është duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme,  jo pak herë  muajve të fundit partitë politike  kanë  matur opinion edhe më anë të hulumtimeve (sondazheve) pasi që  asnjëra nuk e ka besimin se me veprimet e tyre të deritashme nuk kanë humbur pjesë të elektoratit të tyre e veçanërisht dy partitë e pozitës, në veçanti pas humbjes së betejës për dy kauzat të karakterit shtetëror siç janë: “Demarkacioni me Malin e Zi  dhe “Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe”,  që të dyja këto janë edhe meritë e debatit nga ana e ekspertëve të fushave e veçanërisht debati i organizuar për demarkacionin i cili bazuar në argumentimin e dhënë  nga njerëz  kompetent  të fushës,  i  dhanë   të drejtë kauzës së opozitës që deri në atë kohë nuk kishte arritur ta bindte opinion dhe aq më pak deputetët nga partitë e pozitës.

Natyrisht edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese se pika të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit në Gushtin e vitit të kaluar nuk janë në përputhje me aktin më të lartë juridik, që të dyja këto  kauza të ngritura fortë nga ana e opozitës në më shumë se një vit e që qeveria në fund nuk ka arrit  t’i bind as deputet nga radhët e saj se janë të drejta dhe në interes të vendit  si dhe fillimi i përplasjeve në publik  në mes të  tre partnerëve të koalicionit PDK-së LDK-së dhe Listës Serbe,  ku në veçanti më këtë të fundit e njëjta mbron interesat e shtetit Serb në Kosovë duke deklaruar hapur edhe veprimet e veta anti-shtetërore dhe anti-ligjore siç është rasti i fundit me ligjin për Trepçën ku zv.kryeministri, i cili vjen nga radhët e Serbëve: Branimir Stojanoviq, i cili aktivitetin e tij anti këtij ligji e ka shtrirë deri në Bruksel,dhe se e njëta duke mos lejuar themelimin e FAK-ut  me gjithë këtë aktivitet dhe veprimtari antishtetërore  si dhe pafuqinë e kryeministrit  për ta disiplinuar këtë pjesë të  ministrave nga radhët e “Listës Serbe”.

Me gjithë këto të bëma të sipërpërmendura nga ana e kësaj qeverie  nuk është fare kontestuese  se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin ,  të gjitha këto janë tregues që kjo qeveri nuk është  asnjë  lloj  shprese se mund të bëjë një hap para në drejtimin e duhur të mbrojtjes së interesave jetike të vendit. Zgjedhjet e ardhshme janë efektivisht  vetëm 2  vite larg, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të duhet të zhvilloheshin brenda 45 ditëve nga shpërndarja e kuvendit aktual. Por palët duket se po bëjnë llogaritë se cila prej tyre do të ketë pushtet dhe sa pushtet do të ketë në rast zgjedhjesh!

Zgjedhjet e parakohshme do të ndalonin  dëmin e mëtutjeshëm.

Është e gjithë-ditur se efektivisht  në interesa jetike kjo qeveri ka dështuar dhe thënë ndryshe ka keqmenaxhuar edhe me resurset e vendit si dhe me opinionin e gjerë ku komunikimi ka qenë më tepër i tipit të njerëzve të rrugës  sesa  i  njerëzve që vijnë nga kabineti i një kryeministri. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme do të ndalonte dëmin në rritje. Z. Kadri Veseli si kryetar i partisë më të madhe  parlamentare  me prononcimet e fundit ka dhënë  sinjale të qarta së është i pakënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe ka lënë të hapur  mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme edhe pse për zgjedhje të parakohshme faktori ndërkombëtar nuk  tregon mirëkuptim duke marrë parasysh se ka në agjendë çështjen e ”Gjykatës Speciale” e ku për fillimin e funksionimit të saj nevojitet shumicë e kualifikuar parlamentare ku nga ky proces rrezikon të goditet më së shumti Partia Demokratike e Kosovës.

Me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme do të mbroheshin interesat jetike të vendit e veçanërisht do të krijoheshin kushte për një qeverisje me legjitimitet, dhe  mundësia e krijimit të FAK-ut do të ishte reale pasi që do duhej të defaktorizohej ”Llista Srbska” . Me këtë rast  asetet e Kosovës  sikur rasti  “Trepça” nuk do të mund të kontestoheshin dhe të luftoheshin përbrenda institucioneve të Kosovës, si dhe do të krijohej rrethanë e re për çështjen e rinegociimit për çështjen e demarkacionit me palën Malazeze po ashtu edhe çështja e asociacionit do të merrte trajtë  tjetër.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme