Ekonomia Online
FUNDIT

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në tetor të këtij viti

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në tetor të këtij viti

Me 63 vota Për, Kuvendi i Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje me të cilin zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Gjithashtu, zgjatet mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal deri në zgjedhjen e të rinjve. Me këtë ndryshim ligjor, vazhdon puna pa pengesa […]

Me 63 vota Për, Kuvendi i Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje me të cilin zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Gjithashtu, zgjatet mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal deri në zgjedhjen e të rinjve. Me këtë ndryshim ligjor, vazhdon puna pa pengesa e komunave, që u bllokuan pas 23 marsit. Propozues të këtij ndryshimi ishin Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ngjashme