Zgjedhjet në ditën e Fiter Bajramit, imami: Ofendim për besimtarët, reflektoni

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 09:27 | Nga

Shtyrja e zgjedhjeve nga 18 për në 25 qershor pas marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, ka ngjallur indinjatën e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për shkak se në të njëjtën ditë përkon edhe festa e Fiter Bajramit.

I pari që doli kundër ishte myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili e cilësoi si cenim të ditës së Bajramit dhe thotë se festat nuk prekeshin as në komunizëm.

Por pas tij ka reaguar edhe imami i Tiranës, Ahmed Kalaja, i cili kërkon që data të ndryshohet.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook ai thotë se kur e dëgjoji si lajm nuk e morri seriozisht, duke deklaruar se kjo nuk mund të ndodhë.

“Nuk mund të ndodhë as duhet të ndodhë që dita e Bajramit dita e festes gëzimit lumturisë e shpërblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, paçavuresh. Dita e Fiter Bajramit te ne myslimanet gëzon shenjtëri te veçantë është ditë pushimi në kalendarin vjetor të myslimanëve po edhe të festave zyrtare të shtetit shqiptar, ndërmarrja e një hapi të tille nga parlamenti do të ishte një ogur i keq martesës se brishtë dhe një tregues se torta e qeverise teknike është e helmuar jo e bekuar”, shkruan ai.

Ai shton se forcat politike kanë kohe për të reflektuar deri të hënën edhe këtë ta marrin në konsideratë përndryshe shprehet imami, për myslimanët do të jetë tepër ofenduese, jo me ditë gëzimi e feste po një dite e hije zezë diskriminuese e asaj pjese të popullsisë  autoktone që patën dorë vendimtare në pavarësinë e këtij kombi edhe në shtetformimin e tij të parë po që edhe udhëhoqën me largpamësi institucionet e para të shtetit të brishte të sapo formuar.

Mesazhi i imamit Kalaja

ZGJEDHJET MË 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!

Qëndrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si mysliman si hoxhe apo imam;

Unë Ahmed Kalaja;

Nuk e besoj kurrë qe;

Data e zgjedhjeve do të jete më 25 qershor?!

Gjithmonë ritheksoj faktin se prononcimet e mia këtu s’ka përse të komentohen si mbështetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe “dashamiret ” do e shfrytëzonin si rast të majmë për të nxjerrë mllefet e zilitë e xhelozitë e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndërmerreshin qëndrime te caktuara.

Kur e dëgjoja si lajm aspak s’e kam marrë seriozisht sepse kjo nuk mund të ndodhë; nuk mund të ndodhë as duhet të ndodhë që dita e Bajramit dita e festes gëzimit lumturisë e shpërblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, paçavuresh.

Dita e Fiter Bajramit te ne myslimanet gëzon shenjtëri te veçantë është ditë pushimi në kalendarin vjetor të myslimaneve po edhe të festave zyrtare të shtetit shqiptar, ndërmarrja e një hapi të tille nga parlamenti do të ishte një ogur i keq martesës së brishtë dhe një tregues se torta e qeverisë teknike është e helmuar jo e bekuar.

Forcat politike kanë kohe për të reflektuar deri te hënën edhe këtë ta marrin në konsideratë përndryshe për ne do të jetë tepër ofenduese, jo me dite gëzimi e feste po një dite e hije zezë diskriminuese e asaj pjese të popullsisë autoktone që patën dore vendimtare në pavarësinë e këtij kombi edhe në shtetformimin e tij të parë po që edhe udhëhoqën me largpamësi institucionet e para të shtetit të brishte të sapo formuar etj., etj.

Akoma nuk e besoj se nuk është për tu besuar!!!!!

Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojnë;

Apeloj zërat besimtare pavarësisht besimeve brenda partive te reflektojnë;

Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike të reflektojnë pavarësisht besimeve te reflektojnë;

Apeloj të gjithë pa përjashtim për reflektim civil qytetar se me të vërtete do të ishte turp i madh.

Sikur po apeloni besimtarët të mos jenë pjese e votimeve në ditën e shenjtë të tyre;

Prandaj Kujdes.

Faleminderit për mirëkuptimin edhe durimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme