Zgjedhjet e brendshme, kanë aktivizuar tërë strukturën e Partisë Demokratike, në veçanti, aktivistët e nëndegëve, të shtrira në tërë Republikën. Në këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, të planifikuara dhe të realizuara nga Grupet punuese në degë dhe nëndegë, janë të përcjella dhe të konfirmuara nga Komisioni për zgjedhjet e brendshme.
Këto zgjedhje mund të shquhen për angazhimin e strukturës me intelektualë dhe veprimtarë të dëshmuar. Zgjedhjeve të brendshme, u janë bashkuar të rinjtë, studentë me profile të ndryshme, juristë, ekonomistë, mjekë, inxhinierë, profesorë, arsimtarë e mësues dhe profesionet tjera, të cilët reflektojnë opinionin dhe qytetarin, duke rikonfirmuar fuqinë elektorale dhe vizionin e prezantuar të kryetarit Kadri Veseli dhe Dekada e Re.
Zgjedhjet deri më tani, janë zhvilluar në më shumë se 350 nëndegë, ku nëpërmjet procesit votues, janë përzgjedhur strukturat e nëndegëve, delegatët për degë si dhe Konventën zgjedhore.
Javë që shkoi, tubime zgjedhore në nëndegë, janë zhvilluar në Shushicë, Muzhevinë, Srbobran-Burim, Piranë, Qëndresa 1-Vushtrri, Koretin-Dardanë, Kopernicë, Hogosht, Qëndresë-Dardanë, Rastavicë, Strellc i Epërm, Strellc i Poshtëm, Kodrali- Deçan, Lagja “11 Marsi”-Prizren, Grabovc-Fushë Kosovë, Gushicë, Lubisht, Sllatinë e Poshtme, Beguncë, Gjylekar, Tërstenik-Viti, Vërshec, Krushicë-Therandë, Kraishtë, Krojmir, Medvec-Lypjan, etj.
Zgjedhjet e brendshme në PDK, janë përcjell me procedura dhe respektim të plotë të procesit zgjedhor, në një të tretën e nëndegëve në nivel vendi dhe po vijon, në pajtim me planin e Komisionit për zgjedhjet e brendshme.