Zgjedhjet në Shqipëri, ambasadorët mesazh shqiptarëve: Mos e shisni votën

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë dhënë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë nga ambasada suedeze në Tiranë, ambasadorët bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.

Të pranishëm në këtë video janë: ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca, koordinatorja e Përhershme e OKB-së si dhe ambasadorë të shteteve Europiane.

“Votoni, mos e shisni votën”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë ne rrjetet sociale, ku njëkohësisht theksohet se “demokracia është e paçmueshme”.

Kjo thirrje e ambasadorëve vjen 3 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që palët politike në vend kanë akuzuar njëra-tjetër për blerje votash.

Ky shqetësim është ngritur edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili mesditën e sotme u bëri thirrje ambasadorëve që të jenë parimorë dhe të reagojnë për situatat e krijuara në vend.

https://www.facebook.com/watch/?v=868146480401570&t=15

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme