Zgjedhjet në Shqipëri mund të sjellin surpriza

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 08:19 | Nga

Njohësi i proceseve politike në Shqipëri, Armand Shkullaku, ka thënë se zgjedhjet e së dielës në këtë vend mund të sjellin surpriza dhe, sipas tij, është vështirë të përcaktohet edhe fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Megjithatë, ai ka treguar se sondazhet e publikuara po e nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste (PS) të Edi Ramës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shkullaku ka theksuar se nuk pret të ketë vonesa në Shqipëri sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se për herë të parë nuk do të ketë asnjë koalicion përjashtues, madje Shkullaku nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të madh ndërmjet PS-së dhe PD-së. Ai ka thënë se këtë herë fushata për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri ka qenë më e qetë për dallim nga të kaluarat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme