Zgjedhjet në Venezuelë, vritet një nga kandidatët

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 10:05 | Nga

Një kandidat në zgjedhjet për asamblenë dhe një aktivist i opozitës janë vrarë në Venezuelë. Vrasjet ndodhën para fillimit të votimit për të zgjedhur një asamble të re që do të ketë fuqi edhe të rishkruajë kushtetutën.

Opozita thotë se kjo është një përpjekje për të rrëmbyer pushtetin nga ana e presidentit Nikolas Maduro dhe ka bojkotuar votimin.

Qeveria thotë se konstituimi i asamblesë është e vetmja mënyrë për të kthyer paqen në vend, pas muajsh protesta të dhunshme.

Hoze Feliks Pineda, një avokat 39-vjeçar që kandidon në zgjedhje u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij mesnatën e së shtunës. Ndërsa Rikardo Kampos, një sekretar për rininë në partinë aksioni demokratik, në opozitë, u vra gjatë një proteste.

“El Nacional”, një e përditshme venezueliane, shkruan se 10 vetë janë vrarë në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme