Zgjedhjet në veri – Osmani i mbledh partitë, Jabllanoviqi e Rashiqi pjesë e takimit

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 14:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Ekonomia Online.

Kësaj thirrje për takimi i është përgjigjur: Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, Faton Peci  nga Lista Guxo dhe pjesëtarë nga partie e tjera politike.

Në këtë takim nuk murrën pjesë anëtarët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe anëtarët nga Lista Serbe.

Të ngjashme