Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në qershor?

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 11:43 | Nga

Ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve në Kosovë.

Gazeta InfoPress mëson nga burimet e saj shumë të sigurta se zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen në muajin qershor.

Siç merr vesh ky medium, PDK-ja ka pasur dëshirë të shkojë në zgjedhje me marrëveshje me LDK-në, mirëpo kjo e fundit po heziton të marrë një qëndrim. Deri tani ka pasur biseda të drejtpërdrejta mes Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, mirëpo pa arritur një dakordim për zgjedhjet, sepse ky i fundit mendon se mund t’i shtyjnë proceset përpara për të fituar më shumë poena politikë. Burimet e InfoPress thonë se Isa Mustafa po tenton ta luajë rolin e viktimës, ashtu siç ka bërë disa herë.

“PDK ia ka bërë të qartë Isa Mustafës se nuk jemi marrë vesh me hyjë në koalicion me ju, e ju të mos i keni as 30 deputetët pqr vendimet e mëdha. LDK e di mirë se do të ketë zgjedhje, por e kërkon statusin e viktimës”, kanë thënë burime të pacituara brenda koalicionit qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme