Elezi: Deri më tani janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 16:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit janë refuzuar deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa janë pranuar si të vlefshme 22 mijë e 326 zarfe, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ- së në një deklarim për medie të hënën pasdite.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Përmes këtij procesi do të mund të saktësojmë numrin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ vendit. Deri më tani janë̈ hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë̈ nënshtruar procesit të vlerësimit, që siç̧ e dini brenda një̈ pakoje mund të këtë̈ më shumë se një̈ zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë̈ aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë̈ refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime”, tha ai.

Elezi ka treguar edhe arsyet e refuzimi të këtyre zarfeve me fletvotime.

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosoës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide.

Të ngjashme