Sondazhi: Agim Aliu e fiton Ferizajn, pa balotazh

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova është publikuar matja e opinionit publik në garën për kryetar të Ferizajt.

Në matjen e prezantuar nga Tomor Qela, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, del i pari me 51.50 për qind, duke fituar që në raundin e parë.

Kandidati i dytë del Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35.2 për qind

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, del e treta 7.9 për qind dhe i katërti del Arben Halili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.1 për qind.

Të ngjashme