Zgjerimi i rrugës nacionale Klinë – Pejë, drejt fundit

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 21:33 | Nga

Ministria e Infrastrukturës njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.

“Ky projekt që përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

MI njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë.

“Të tilla investime, ky institucion me në krye ministrin Pal Lekaj, vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës.”, theksohet në komunikatën për medie.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme