Komisioni ad-hok parlamentar nuk ka arritur të zgjedh një anëtar të Bordit të RTK-së, nga komuniteti shumicë shqiptar, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave dhe si rezultat konkursi duhet të përsëritet, raporton Ekonomia Online.
Kandidatët shqiptarë ishin Çun Lajçi i cili mori 28 vota dhe Shkodran Tolaj i cili mori 45 vota.
Ndërsa, Mariana Amdamoviq Simiç nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur anëtare e Bordit të RTK-së me 55 vota, kurse kundërkandidatja e saj Nebojsha Periq ka marrë vetëm 2 vota.