Komuna e Fushë-Kosovës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a njoftojnë se do te fillojnë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë në Komunën tonë.
“Edhe pse ky projekt është dashur të finalizohet 2 vite e gjysmë më parë, së bashku me Prishtinën dhe Obiliqin, më në fund Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka përfunduar punimet duke vendosur gypin 2.2 km i cili ka lidh Fushë-Kosovën me fabrikën e ujit në Shkabaj.
Me përkushtim të plotë, Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdoj punën me të gjithë partnerët e interesuar për realizimin e punëve të mira me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarëve.
Gjatë muajve në vazhdim për të gjitha problemet teknike të cilat mund të paraqiten gjate fazës fillestare ju lutem ta njoftoni menjëherë kompaninë rajonale të ujësjellësit”, njofton komuna.