Zhbogar: Prokurori i ri publik, i pavarur dhe i besueshëm

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 17:11 | Nga

Bashkimi Evropian pret që zëvendësi i Prokurorit Publik shtetëror në Maqedoni, Marko Zvërlevski, të jetë i pavarur dhe i besueshëm. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pasi publikimit të disa prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Zvërlevskit.

“Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri”

“Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht shpresojmë dhe presim që ai person të jetë i pavarur, shumë profesional, me autoritet dhe me kredibilitet që të mund të udhëheq me këtë institucion – deklaroi Samuel Zbogar, ambasadori i BE-së”, tha Zhbogar.

Sa i përket reformave prioritare Zhbogar tha se BE-ja i sugjeron Qeverisë që të përkushtohet në zbatimin e tyre, por pa afate pasi një pjesë e tyre kërkon më shumë kohë, shkruan Alsat-M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme