Zhduket helikopteri i NATO-s në detin Jon

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët grekë kanë bërë me dije se një helikopter i NATO-s është zhdukur në det mes Italisë dhe Greqisë.

Mediat greke raportojnë se në mjetin fluturues mund të ketë pasur 3-6 persona, shkruan a2news. Sipas tyre helikopteri u ngrit nga një fregatë kanadeze si pjesë e disa stërvitjeve ushtarake.

Forcat e NATO-s kanë dërguar disa ekipe kërkim-shpëtimi në zonën e ishullit të Kefalonisë. Deri tani nuk jepen detaje të tjera për ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme