Zhduket një 31-vjeçar në Prishtinë, babai e raporton rastin në Polici

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një prind në Prishtinë ka raportuar zhdukjen e djalit të tij 31-vjeçar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se babai ka raportuar se djali i ka dalë nga shtëpia dhe se s’dihet më asgjë për fatin e tij.

“Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 05.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 31 vjeçare ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme