Zhduket një 31-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se është me të meta mendore

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një 31-vjeçar është raportuar i zhdukur nga prindi i tij në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, babai i viktimës ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka, me vete e kishte pasur djalin e tij, i cili sipas ankuesit është me të meta mentale.

“Ankuesi mashkull kosovar  raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme