Zhduket një person me probleme psikike në Gjakovë

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar se djali i saj i cili ka probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 11 prill të këtij viti rreth orës 11:30 në fshatin Bishtazhin, në Gjakovë.

Tutje në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

“Më datën 27.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj, viktima mashkull kosovar me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme