Zhurma e AAK-së për dialogun – propagandë kërcënuese, qëllimi i vërtetë të bëhet Haradinaj president

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 19:49 | Nga Gurakuç Kuçi

AAK-ja do ta minojë Qeverinë e Hotit deri sa të arrijë synimin që ta marrë postin e Presidentit për Ramush Haradinajn. AAK-ja për momentin ka vetëm ushtrues detyre të kryetarit, pra është një plan largpamës.

Nëse PDK-ja nuk hyn në koalicion, qeveria mund të konsiderohet në rënie dhe Kosova deri kah fundi i vitit do shkojë në zgjedhje. PDK-ja kërkesën po ashtu e ka shumë të lartë, ose postin e Presidentit, ose të Kryeministrit.

Për LDK-në të gjitha këto kërkesa janë të papranueshme, sepse postin e Presidentit e shohin si abazhur të tyre pasi e dinë që me rënien e kësaj qeverie do jenë në opozitë. Ndërsa këto veprime nuk kanë përkrahjen e SHBA-së.

Pra, mbijetesa e Qeverisë Hoti mund të përfundojë me poshtërimin e njëjtë siç e ka marrë pushtetin. Arsye tjera janë se Qeveria deri më tani ka dështuar në çdo sferë dhe është qeverisje edhe më e keqe se ajo e Ramush Haradinajt.

Ky i fundit dhe partia e tij nuk e kanë hallin te dialogu dhe zhurma e tyre për dialogun është propagandë kërcënuese për arritjen e qëllimit të vërtetë, që është bërja e Ramushit President.

E ardhmja mund të sjellë qeverinë LVV-PDK me kryeministër Albin Kurtin, pasi Kadri Veseli do jetë i zënë duke u përballur me Gjykatën Speciale që ia ka krijuar partia e tij.

Ndërsa, Presidente e vendit mund të jetë Vjosa Osmani e cila së fundmi në Kuvend ka filluar të mbrohet edhe nga PDK-ja dhe jo vetëm LVV-ja dhe disa deputetë të LDK-së.

Të ngjashme