Zhvillimet në Cetinje, shtetet e QUINT-it dhe delelgacioni i BE-së: E dënojmë çdo formë të dhunës

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për zhvillimet që kanë ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku kanë protestuar një numër i madh i qytetarëve duke e kundërshtuar shugurimin e kreut të Kishës së Ortodokse Serbe, Joanikijes.

Në njoftimin e lëshuar nga këto shtete thuhet se i dënojnë të gjitha format e dhunës dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë paqen dhe rendin.

“Ne i dënojmë gjitha format e dhunës. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me përgjegjësi në ruajtjen e paqes, ruajtjen e rendit dhe paqes publike dhe policisë që të përdorë vetëm mjetet e nevojshme dhe ligjore. Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Prioriteti në periudhën e ardhshme duhet të jetë krijimi i një dialogu politik demokratik, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duke përfshirë të gjitha palët që janë sinqerisht të angazhuara për të ardhmen e ndritur evropiane të këtij vendi anëtar të NATO-s, duke respektuar liritë themelore , veçanërisht “liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e fesë’’. Të gjithë ata që punojnë në bazë të këtyre parimeve për të pajtuar shoqërinë do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme