Zinedine Zidane do të jetë në Pamplona për ndeshjen e Real Madrid kundër Osasuna të shtunën.
Trajneri francez testoi negativisht për coronavirus pasi ishte rast kontakt i ngushtë i dikujt që doli pozitiv dhe ai ka marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në punë me Los Blancos.
Prioriteti i parë i Zidanes do të jetë konferenca e tij e zakonshme për shtyp para ndeshjes të premten pasdite, e cila është planifikuar për në ora 15:45 në Valdebebas, para seancës stërvitore të skuadrës 16:30.
Stërvitja mund të rrezikohet shkaku i kushteve të rënduara meteorologjike, por që nga ora 11:00 e mëngjesit të së premtes, fushat ishin në gjendje të mirë.
Real Madrid do të udhëtojë në Pamplona në ora 19:00 të premten për të shmangur çdo ndërprerje të mundshme të shtunën përpara ndeshjes së paraparë në ora 21:00.
Sidoqoftë, loja mund të shtyhet deri në orën 12:00 të së dielës. /Telegrafi