Zidane thotë se Reali është gati për PSG-në dhe tashmë ka vendosur me cilët lojtarë të luajë në Champions League.
Zinedine Zidane tashmë ka vendosur se kë do të zgjedhë kur Real Madridi të përballet në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin të mërkurën.
Madridi vjen në këtë ndeshje pas fitores mbresëlënëse 5-2 kundër Real Sociedad të shtunën në “Santiago Bernabeu”, Cristiano Ronaldo shënoi het-trikun e parë këtë sezon.
Zidane pushoi Nachon, që do të luajë në vend të të suspenduarit, Dani Carvajal. Pushoi edhe Casemiron e Bale, ky i fundit luajti për 17 minuta në pjesën e dytë.
Në stol ishte edhe Isco, që u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa largoi nga loja në minutën e 62-të Luka Modricin.
“E di 11’shen që do të luajë, por do të shohim të mërkurën”, u tha Zidane gazetarëve, pasi Unai Emery deklaroi se nuk është ende i sigurt kë të zgjedhë në 11-she të PSG-së.
“Të gjithë janë gati të luajnë të mërkurën dhe unë nuk do të tregojë se kush do të startojë”.