Zidane e lë në shtëpi Balen për ndeshjen me Osasunan

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale është lënë jashtë skuadrës së Real Madrid për ndeshjen e tyre me Osasunan në La Liga të mërkurën.

Skuadra e Zinedine Zidane po kërkon të marrë fitore të njëpasnjëshme pas asaj ndaj Sevillës të dielën, në mënyrë që të marrin vendin e parë.

Reali do të luajë pa Bale, i cili ka bërë një fillim fenomenal të sezonit pas një vere të pasigurt në lidhje me të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez bllokoi transferimin e uellsianit te Jiangsu Suning, derisa Zidane dëshironte largimin e tij.

Reagimi i Bale, megjithatë, ka qenë mbresëlënës, me ish-yllin e Tottenham duke kontribuar dy gola dhe një asistim në katër ndeshjet e tij të para në ligë.

Nuk dihen arsyet e sakta për mungesën e tij sonte.


Të ngjashme