Cristiano Ronaldo ka befasuar të gjithë tifozët e futbollit me lajmin se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas gazetës spanjolle “Marca” menaxheri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane e ka thirrur yllin portugez dhe e ka lutur që të qëndroj ende në Spanjë.
Ronaldo nuk është i lumtur në Madrid për shkak të spekulimeve të fundit kinse ai nuk po paguan taksat me rregull, duke iu ikur 14 milionë eurove.
Mbetet të shihet në fund vendimin e Ronaldos i cili shumë lehtë mund të largohet nga Reali.