Fitorja 4 me 1 e Real Madridit ndaj Osasunas të dielën ka bërë që Zinedine Zidane të forcojë emrin e tij në historinë e klubit.
Kjo ishte fitorja e tij e 88-të në La Liga duke tejkaluar edhe Jose Mourinhon për të hyrë në mesin e tre trajnerëve me më së shumti fitore si trajner i Realit në ligë.
Vetëm Miguel Munoz, që udhëhoqi klubin për 14 vjet mes 1960 dhe 1974, dhe Vincente del Bosque kanë fituar më shumë ndeshje në ligë si trajner në Santiago Bernabeu.
Zidane është trajner i Realit për herë të dytë. Ai synon të përsërisë sukseset e jashtëzakonshme që kishte në periudhën e parë, duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve.