Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane pas barazimit dramatik ndaj Dortmundit, që solli pozicionimin në vendin e dytë në grup, ka folur në konferencë për shtyp. Strategu francez ka një dëshirë, që në raundin tjetër të shmang një ekip të madh.
“Ne kemi falur jo pak me shanset e krijuara. Kemi provuar gjithçka për të qenë të parët e grupit, por nuk ia arritëm. Megjithatë, jam shumë krenar me atë që bënë lojtarët.
Nuk dua të jetë Juventusi, për dy arsye …, por ne do të shohim të hënën çfarë do të na dalë nga shorti”, ka thënë strategu francez.