Real Madridi po kalon një prej sezoneve më të dobëta në ligën elitare spanjolle.
Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të analizuar një tjetër dështim të ekipit të tij, këtë radhë jashtë shtëpisë ndaj Levantes së vendit të 16-të në tabelë.
”Kontrolluam pjesën e parë, pastaj bëmë atë më të vështirën dhe kemi mundur të evitojmë barazimin, por nuk e arritëm. Janë dy pikë të humbura, është e vështirë.”
”Duhet të punojmë akoma më shumë. Më shqetëson fakti që nuk kemi evituar golin e dytë sepse kemi punuar për këtë. Ata kanë patur katër raste dhe na kanë shënuar dy gola.”
”Zëvendësova Cristianon sepse doja një lojtarë më shumë në mesfushë. Nuk kisha ndonjë marrëveshje me të. Ai do të largohej nga fusha edhe nëse goli nuk do të shënohej.”
”Janë shumë pikë, por unë nuk do të them kurrë që La Liga është e humbur. Nuk jam i shqetësuar për mungesën e vazhdimësisë. Nuk jam i prekur. Jam i lodhur nga e gjithë kjo.”
Ndryshe, Reali nuk arriti të rrëmbente tre pikët e plota pasi që barazoi 2:2 me Levanten