Zjarr afër festivalit të muzikës, qindra njerëz evakuohen në Kroaci

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Një festival i muzikës në Kroaci është evakuuar për shkak të një zjarri në male.

Qindra njerëz u detyruan të lëshojnë Fresh Island, vendin ku po mbahej festivali në plazhin Zrce të hënën në mbrëmje, njofton Klan Kosova.

Zjarri detyroi mbylljen e rrugës në qytetin më të afërt, Novalja, duke parandaluar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

“Fatmirësisht, policia po shoqëron autobusët që shkuan për të marrë çdo vizitorë të mbetur”, thanë organizatorët.

Është e paqartë nëse pjesa tjetër e festivalit do të anulohet. Në një deklaratë, organizatorët thanë se ishin “duke bërë gjithçka që mundemi për të vazhduar përpara ashtu siç është planifikuar ta vazhdojmë festën”.

Të ngjashme