Zjarr i madh në dy banesa në Korçë, shkrumbohet njëra, publikohen pamjet e para

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës, njëra prej të cilave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa tjetra që ishte ngjitur ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Siç raporton “BalkanWeb” ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit juglindor.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para nga vendngjarja, në të cilën shihen disa mjete zjarrfikëset që po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat rrezikuan të hapen edhe në banesa të tjera.

Burime nga shërbimi zjarrfikës kanë thënë se në shtëpinë e shkrumbuar nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme