Zjarr i madh në Tenerife të Spanjës, evakuohen 4 qendra të banuara

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh pyjor ka goditur ishullin Kanarie në Tenerife. Mediat lokale, raportojnë se zjarret çuan në evakuimin e katër qendrave të banimit. Flakët kanë shpërthyer në agimin e së mërkurës së 16 gushtit duke përfshirë një sipërfaqe prej 130 hektarësh.

Qendrat e banuara të evakuuara janë Arrate, Chivisaye, Media Montaña dhe Ajafoña. Rrugët e mbyllura janë TF 23 midis Las Lagunetas dhe El Portillo dhe TF 523 Carretera Los Loros.

Ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Të ngjashme