Zjarr në Karaburun, përfshihet sipërfaqe e madhe pyjesh, tymi pushton vijën bregdetare

Prishtinë | 20 Qer 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, ndërsa re të dendura tymi janë bërë të dukshme përgjatë vijës bregdetare, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.

Sipas pamjeve , flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e Karaburunit, ndërsa tymi i dendur është përhapur në një zonë të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga deti.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për sipërfaqen e përfshirë nga zjarri./TCh/

Të ngjashme