Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa pjesë të Kosovës.
Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesit e së shtunës në fshatin Lupç të Podujevës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve të kësaj komune, të cilët pas disa orësh kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.
Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë rreth 60 ari sipërfaqe pyjore dhe dy hektarë barishte.


