Zjarr në një qendër tregtare në lindje të Londrës

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar për të ndaluar apo së paku zvogëluar dëmet e shkaktuara nga një zjarr në një qendër tregtare në lindje të Londrës, sot në orët e mëngjesit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, përpjekjet po bëhen për të shpëtuar ndërtesën, por duket se zjarri është rritur me intensitet gjatë gjithë mëngjesit.

Brigada e zjarrit e Londrës tha se një pjesë e çatisë ishte në flakë, edhe pse nuk dihet nëse zjarri është përhapur në dyqanet më poshtë.

Bëhet e ditur se flaka mund të shihet që vjen nga çatia e ndërtesës dhe ka shumë tym në zonë.

Brigada e zjarrit në Londër tha: “Pesëmbëdhjetë makina dhe rreth 100 zjarrfikës janë thirrur në një zjarr në qendrën tregtare në Walthamstow”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme