Zjarr në pompë të derivateve në Prishtinë

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 14:14 | Nga

Një zjarr ka përfshirë pak pas mesnate një objekt përcjellës të një pompe me derivate në Prishtinë.

Dëmet llogariten në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 00:18.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri objekti përcjellës i pompës së derivateve. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 10.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe një shtëpi në Fushë Kosovë.
“Lagja 28/29, Fushë Kosovë, 24.09.2016-04:25. Viktima femër K-Ashkali ka raportuar se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj dhe e njëjta është djegur në tersi . Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme