Në afërsi te një zyrë avokatie tek Kullat Binjake në Tiranë, ka rënë zjarr. Mësohet se është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk njoftohet per dëmtime në njerëz.
Sipas njoftimit të policisë zjarri ka rënë në orën 12,40 minuta.
‘Informacion Paraprak Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri. Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij’.