Zjarret e shumta fushore dhe pyjore që shpërthyen muajve të fundit në Kosovë, rrezikuan sigurinë e përgjithshme, dhe njëkohësisht shkaktuan dëme të mëdha materiale, duke djegur e dëmtuar hektarë të tërë të pyjeve dhe fushave bujqësore, si dhe shkaktuan pasoja ekologjike duke ndotur ambientin nga emetimi i mbetjeve të zjarreve. Këto zjarre në masë të madhe ishin zjarrëvënije të qëllimshme, apo zjarre të shkaktuara nga pakujdesia nga pronaret e fushave bujqësore.
Zjarret e shumta fushore dhe pyjore që shpërthyen muajve të fundit në Kosovë, rrezikuan sigurinë e përgjithshme, dhe njëkohësisht shkaktuan dëme të mëdha materiale, duke djegur e dëmtuar hektarë të tërë të pyjeve dhe fushave bujqësore, si dhe shkaktuan pasoja ekologjike duke ndotur ambientin nga emetimi i mbetjeve të zjarreve. Këto zjarre në masë të madhe ishin zjarrëvënije të qëllimshme, apo zjarre të shkaktuara nga pakujdesia nga pronaret e fushave bujqësore.
Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjve dhe bimëve e që thënë të drejtën ishte e pazakont për këtë periudhë kohore, andaj këto zjarre në mëyrë të shpejtë u përhapen në fusha e male, në pothuajse tërë teritorin e Kosovës, duke bërë që institucionet e sigurisë të mos mundë ti menagjojnë këto situata, dhe këto zjarre të dalin jashtë kontrollit.
Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve, duhet të jetë prioritet qoftë i institucioneve lokale, qoftë i atyre qendrore, duke pasur parasysh rëndësinë e prevenimit të situatave emergjente.
Institucionet e Republikës së Kosovës kanë miratuar Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, ku hynë edhe zjarret pyjore dhe fushore, që ka për qëllim mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, kafshëve, pronave, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe kanë hartuar dokumentet bazë siç është Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave dhe Plani i Reagimit Kombëtar. Në bazë të këtij ligji, në rast të zjarreve pyjore apo fushore, fillimisht nivelet lokale (komunat) janë përgjegjëse për zbatimin e mbrojtjes nga këto zjarre, por nëse ato nuk mund të menaxhojnë situatën e bëjnë kërkesën për ndihmë në Agjencin e Menaxhimit Emergjent, e më pas Agjencia në bazë të rrethanava të krijuara kërkon ndihmë në angazhimin e njësiteve tjera, si Forcën e Sigurisë së Kosovës si reagues i dytë apo edhe institucionet tjera, si përshembull KFORI, si reagues i tretë.
Duke u bazuar në rastet e fundit të këtyre zjarreve, dolën në pah defekte të shumta të zbatimit të këtyre ligjeve në praktik, dhe situata me zjarret e qetësua vetëm pas reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë. I’u desht Kryeminsitrit të vendit, që t’i përkujtojë Kryetarët e Komunave për një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave, si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve edhe pse të gjitha këto veprime, parashihen në ligjet e miratuara të Republikës së Kosovës, që i cekëm më lart.
U pa qartë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave, trajnime të mjaftueshme, si dhe pajisje dhe mjete të duhura për të reaguar në këso lloj situata.