Zjarret përfshijnë Spanjën dhe Francën, autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për vatra të reja

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Spanja dhe Franca po përballen me zjarre të mëdha pyjore, ndërsa autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit mund të shkaktojnë shpërthimin e vatrave të reja.

Në Spanjë, një nga zjarret më të mëdha të viteve të fundit ka përfshirë rajonin e Guadalajarës, ku janë djegur mbi 32 mijë hektarë tokë. Kryeministri Pedro Sanchez bëri thirrje për veprime të përbashkëta kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, në Francë, zjarret kanë djegur rreth 2.500 hektarë në rajonin Var, duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe detyruar qindra banorë të evakuohen.

Paralajmërime për temperatura ekstreme dhe rrezik të lartë nga zjarret janë lëshuar edhe në Itali, Greqi dhe Qipro, ku autoritetet kanë vendosur masa kufizuese për të mbrojtur popullsinë.

Të ngjashme