Zjarri ka dëmtuar 7-8 vetura në parkingun e një qendre tregtare në Veternik (Foto)

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri sot në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40. Dëme materiale janë shkaktuar në 7 – 8 vetura, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, me ç’rast dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara”.

“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, kanë thënë nga policia.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

Të ngjashme