Ekonomia Online
FUNDIT

Zjarri kaplon një shtëpi në Prishtinë, katër anëtarë të familjes ishin në gjumë

Zjarri kaplon një shtëpi në Prishtinë, katër anëtarë të familjes ishin në gjumë

Një zjarr ka kapluar mëngjesin e së hënës një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha që dyshimet janë zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës. Ajo ka sqaruar më […]

Një zjarr ka kapluar mëngjesin e së hënës një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha që dyshimet janë zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.

Ajo ka sqaruar më pas se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka ndodhur zjarri.

Përderisa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale ka.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një  shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët  kanë lokalizuar zjarrin”.

“Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Të ngjashme