Zjarri kaplon trafon, një pjesë e Ulpianës mbetet pa rrymë

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 21:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një trafo e rrymës elektrike është përfshirë nga flakët, sot në mbrëmje në lagjen Ulpiana të kryeqytetit, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike në këtë pjesë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, në afërsi të kopshtit “Fatosat”, sikur shihet dhe në këtë video të Ekonomia Online.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shiu i pandërprerë që po bie, që ka depërtuar në trafo.

Për pak kohë, një pjesë e lagjes Ulpiana ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Të ngjashme