Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se ka pranuar informata për shpërthimin e zjarrit sot në mesditë në objektin e Kino ABC në qendër të Prishtinës.
Për Ekonomia Online, Ahmeti ka njoftuar se ekipet e shpëtimit dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.”, tha Ahmeti.