Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili falënderoi zjarrfikësit për reagimin e shpejtë dhe profesional.Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri në ndërtesën në rrugën “Isa Kastrati” – u lokalizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëmet e mëdha.Dola për të parë nga afër situatën dhe për të shprehur falënderimet për ekipin e zjarrfikësve dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për koordinimin efikas dhe përkushtimin në mbrojtje të sigurisë publike.” u shpreh Rama.

Të ngjashme