Zonja e parë i dëgjon kritikat e njerëzve, mbathë atlete

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 10:13 | Nga

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, gjatë vizitës zyrtare për përmbytjet në Teksas, u shfaq me atlete përkrah bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump.

Siç duket Melania dëgjoi kritikat e njerëzve që komentuan veshjen e saj në rrjetet sociale.

Melania kishte të veshur një këmishë të bardhë me pantallona të zi dhe kasketë bejsbolli në të cilën shkruan FLOTUS, shkurtesë kjo për zonjën e parë të Amerikës, First Lady of the United States.

Më herët ajo kishte veshur taka të larta në takim ngushëllues, ku u kritikua nga një numër i madh i shfrytëzuesve të rrjetet sociale.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme