Zotimi i parë i Bedri Hamzës: Më shumë zhvillim, më pak tatime

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza e ka treguar zotimin e parë të tij, për të bërë Kosovën ma të mirë.

E zotimi i tij i parë është: “më shumë zhvillim, më pak tatime”.

“Të dashur qytetarë, këto janë zotimet e mia kryesore për ta bërë Kosovën ma mirë”.

“Zotimi i parë: Më shumë zhvillim, më pak tatime. Legalizimi i ndërtimeve, dhe zhbllokimi i miliarda eurove kapital. TVSH-ja mblidhet në brendi, jo në kufi. Grante për biznese për mbulimin e investimeve deri në 30 për qind. Zero tatime për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro, ose punësojnë mbi 50 punëtorë. Ndryshimi i ligjit për tatimin në pronë. Krijimi i fondit për mbështetje gjatë papunësisë. 80 për qind të pagës së fundit për gjashtë muaj. Eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike. Ka ardhë koha të punojmë bashkë për të bërë Kosovën ma të mirë”, tha Hamza në një video në Facebook.

https://www.facebook.com/reel/2492815237735904

Të ngjashme