ZRRE-ja miraton propozimet lidhur me të hyrat për vitin 2023-2024, totali afër 400 milionë euro

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 15:35 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e bordit të ZRRE-së janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës, të premten, ndërkohë në mesin e tyre janë shqyrtuar edhe të hyrat e tjera maksimale për tre të licencuarit KOSTT, KEDS&KESCO, raporton Ekonomia Online.

Kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu, ka thënë se këto të hyra do të reflektohen në të hyrat e konsumatorëve fundor për vitin 2024/2025.

“Siç u prezantua edhe nga stafi profesional të hyrat maksimale për vitin 2024 për krejt sistemin e rregulluar është 399.6 milionë euro”, është shprehur Fejzullahu.

Sipas tij, kjo do të jetë kostoja e furnizimit të konsumatorëve të rregulluar për vitin vijues dhe kjo do të rregullohet në tarifat fundore në mbledhjen e ardhshme të bordit të ZRRE-së, pas pranimit të aplikacioneve nga KESCO, KEDS-i dhe KOST-i.

“Në këtë fazë është faza e parë, përcaktimi i të hyrave tjera maksimale dhe pas pranimit të aplikacioneve në mbledhjen e ardhshme do të dihet saktë se sa do të jetë kostoja apo sa do të jenë tarifat për vitin vijues, por tani për tani janë duke u shqyrtuar të hyrave maksimale që për sistemin apo për konsumatorët janë të rregulluara 399.6 milionë euro, këtu përfshihen të hyrat për KOST-in edhe për KEDS-in në këtë shumë totale. Meqenëse KESCO është detyruar t’i mbledh këto të hyra për dy të licencuarit në këtë rast edhe për KEDS-in edhe për KOST-in”, ka thënë Fejzullahu.

Sipas tij, në këtë fazë kërkesa e KEK-ut nuk është marrë parasysh nga departamenti i tarifave.

“Meqenëse e kemi thënë edhe më herët se kjo kërkesë nuk i ka përmbushur procedurat sipas legjislacionit në fuqi. Në mungesë të atyre hapave të cekur edhe në rregullin për tregtimin e energjisë me shumicë, ZRRE-ja në mungesë të një marrëveshje në mes të dy palëve në këtë rast të KEK-ut, KESCO-s, dhe KEDS-it dhe KOST-it, ka marrë për bazë çmimin aktual ose marrëveshjen aktuale në mes të këtyre të licencuarve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme