Rregullatori i Energjisë po inspekton parregullsitë në KEDS

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 22:15 | Nga

Si pjesë e procesit të inspektimit të mirëmbajtjeve të planifikuara të KEDS, Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) i është prezantuar Raporti i inspektimit të mirëmbajtjeve të KEDS-it për muajt tetor – nëntor 2016, i përgatitur nga grupi punues, në të cilin janë konstatuar parregullsi serioze.

Siç njofton ZRrE-ja, pas diskutimeve, me miratim të Bordit, KEDS-it i është ofruar mundësia për të dhënë përgjigjet e tyre me shkrim në lidhje me këto parregullsi të evidentuara nga ekipet e ZRrE gjatë inspektimit, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me parregullsitë për mirëmbajtjen e planifikuar të KEDS, Bordi i ZRrE-së është dakorduar që të vazhdohet me procedurat e inspektimit dhe pas kompletimit të të gjitha analizave do të vendos mbi masat ligjore.

Po ashtu, Bordi ka vendosur që masa paraprake për ndalimin e ndërprerjeve të mirëmbajtjeve të planifikuara të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të Bordit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme